22-vjeçari vodhi mbi 80 mijë euro në Strasburg, babait i bleu shtëpi në Kosovë - Realiteti

22-vjeçari vodhi mbi 80 mijë euro në Strasburg, babait i bleu shtëpi në Kosovë

Një 22-vjeçar është kapur pasi ka vjedhur mbi 80 mijë euro në vendin e tij të punës, një zyrë e duhanit në Strasburg të Francës. I riu fillimisht kishte nisur punën si praktikant, para se të punësohej me kontratë.

Për tri vjet me radhë, i riu që dyshohet të jetë nga Kosova, ka vjedhur mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij. Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime false, raporton gazeta franceze “DNA”, transmeton Zeri.info.

Një pjesë të parave ia kishte dhënë babait të tij. 16 mijë euro ai ia kishte dërguar në bankë babait për të marrë më pas një çek për të blerë një veturë.

Djali dhe babai, të cilët u ndaluan për mashtrim dhe pastrim parash, pranuan veprën. Përveç blerjes së një makine, ata thanë se paratë e vjedhura i kanë përdorur për të blerë edhe një shtëpi në Kosovë.

Dyshja të enjten pritet të dalë para gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *