Aksidenti tragjik në Kroaci, Kurit: Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre

1.BALLINA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku një autobus i linjës Franfurt-Prishtinë është rrokullisur dhe ku raportohet për ta paktën 10 persona kanë ndërruar jetë.

Kurti në një postim në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.
Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vd*kur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.
Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.
Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *