Alban Ramosaj ende nën emocione të finales së “Kënga Magjke 2021”

Këngëtari Alban Ramosaj i cili garoi me këngën “Thikat e mia” arriti që me votat e publikut, artistëve dhe të jurisë, të shpallet fitues i edicionit të 22-të të festivalit.

Ai përmes një postimi të fundit, tregoi se ende është në emocione të finales së “Kënga Magjike”, teksa publikoi foto me më të dashurat e tij.

Albani u fotografua në përqafim të nënës dhe motrës, Beatrixit, teksa në duar po e mbante trofeun e vendit të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *