Albin Kurti pyetet se a ka qenë pjesë e UÇK-së, kjo është përgjigja e tij - Realiteti

Albin Kurti pyetet se a ka qenë pjesë e UÇK-së, kjo është përgjigja e tij

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka refuzuar që t’i përgjigjet pyetjes se a ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se a ka qenë pjesë e UÇK-së, Kurti ka thënë se nuk është koha për fushatë zgjedhore, dhe se fushatën do ta bëjnë pas pushimeve verore.

“Sa i përket fushatave zgjedhore, ato do t’i bëjmë pas pushimeve verore, tani jemi për të parë punimet infrastrukturore”, tha Kurti para gazetarëve.

Ndryshe, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, në një studio televizive ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *