Allegri tashmë ka vendosur për të ardhmen e Moratas! - Realiteti

Allegri tashmë ka vendosur për të ardhmen e Moratas!

Massimiliano Allegri është emëruar trajner i ri i Juventusit. Allegri është trajner i ri i Juventusit, ku me rikthimin e tij po planifikohet një revolucion në klubin “Bianconer”.

Sipas “SkySport.it”, italiani e ka vendosur të ardhmen e Alvaro Moratas, i cili është i huazuar në Juventus. Morata me gjasë do të qëndrojë edhe një vit i huazuar në Torino.

Morata është huazuar në Juventus nga Atletico Madridi me të drejtë blerje për një shumë prej 50 milionë eurosh. Sipas artikullit, Allegri është shumë i lidhur me spanjollin, ku nën urdhërat e tij ata arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2015.

“Alvaro është përmirësuar shumë, është vendimtar në ndeshjet e vështira”, tha ai.

“Ne shkuam në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015 sepse ai shënoi kundër Real Madridit dhe ai gjithashtu shënoi në finale. Ai është tejet i rrezikshëm në kundërsulme dhe në vrapime të gjata”, deklaroi Massimiliano Allegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *