“Amerikë, Amerikë” – kënga e Shkurtës që nuk u vlerësua shumë nga shqiptarët

Këngëtarja Shkurte Fejza ishte e ftuar në emisionin e 8a8 me Adelina Ismailin.

E njohur që në fëmijëri për këngët e saj, Shkurta ka thënë se ajo nuk e di kur e ka kënduar këngën e parë pasi që këtë e ka bërë që në klasën e parë.

“Kisha filluar të këndoj që në klasën e parë nëpër manifestime shkollore kur organizoheshin. Pastaj në çdo festë kombëtare unë këndoja”, ka thënë ajo.

Por, Shkurta ka treguar se kur e ka incizuar këngën e parë në Radio Televizionin e Prishtinës.

“Është vitit 1974, kënga për heroin Vojo Kushi”, ka thënë Shkurta për këngën e saj të parë profesionale.

Një ndër këngët që ndoshta shumë nuk është pëlqyer shumë nga publiku shqiptarë për Shkurte Fejzën është kënga “Amerikë, Amerikë”.

Kjo këngë nuk ishte vlerësuar shumë nga mediat pas luftës por Shkurta vazhdon të mendojë se pa Amerikën shqiptarët nuk do të ishin askund.

“Pastaj, unë e kam pas kënduar një këngë që me është zënë për të madhe dhe nuk e kanë vlerësuar shumë si këngë e nivelit kur thuhet ‘Amerikë, Amerikë për shqiptarët diell e dritë’”, ka treguar për këtë këngë Shkurta.

Megjithatë, ajo nuk është shqetësuar shumë për këto kritika dhe thotë që shqiptarët duhet të jenë gjithmonë mirënjohës Amerikës për lirinë e tyre.

Duke folur për këngën patriotike në Kosovë gjatë viteve 90-ta, Shkurta thotë se këngët e saj rridhnin shumë natyrshëm.

Ajo përshkruan atmosferën në atë kohë, e ku të gjithë dëshironin që të kontribuonin në diçka.

“Këto këngë tonat, rridhnin natyrshëm, sepse unë u përcaktova për këtë temë. Nuk isha unë për të përcaktuar se cilën temë do ta marrë, unë do t’i këndoj Kosovës. Unë e mora detyrë të thjesht që njerëzit brenda dhe jashtë vendit ta duan Kosovën”, ka thënë Shkurta në 8a8 me Adelina Ismailin.

Ajo ka shtuar se gjithçka rridhte nga zemra dhe të gjithë i pëlqenin këngën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *