Angela Martini shfaqet sensuale me fustan të kuq, vë në fokus këmbët

Modelja me prejardhje nga Shkodra, por me famë ndërkombëtare, Angela Martini gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me bukurinë dhe fizikun perfekt.

Po t’i shikosh postimet në profilin e saj në Instagram, të gjitha janë provokuese ku në fokus gjithmonë është ekspozimi i linjave trupore.

Provokuese dhe sensuale është shfaqur edhe në imazhet e fundit, ku modelja shihet e veshur me një fustan të kuq, i hapur te këmbët duke i vënë kështu në qendër të vëmendjes.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar dhe janë joshur nga paraqitjet provokuese të saj.

Angela ka vite që jeton dhe vepron në Amerikë, atje ku tashmë ka ndërtuar edhe karrierën profesionale dhe ka gjetur dashurinë e jetës, Dragos Savulescu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *