Arrestohet 27-vjeçari në Vërmicë, kishte fshehur 1 kg drogë te motori i veturës

2. LAJME

Policia ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ku një person nga Shqipëria në Kosovë ka hyrë me një automjet me targa kosovare, i cili është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një kilogramë marihuanë në pjesën e motorit të automjetit që drejtohej nga 27 vjeçari, shtetas kosovar.

“Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1kg) substancë e dyshuar si marihuanë e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *