Avdyli: Të shtunën Osmani votohet për presidente
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista “GUXO”, Haxhi Avdyli, ka treguar se me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të shtunën, do të krijohet stabilitet institucional.
Ndërsa Zëvendëskryeministrja, njëherit edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar lidhur me çështjen për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
Gërvalla ka thënë se nëse lidhur me këtë po bëhet edhe shantazh për zgjedhjen e presidentes, sipas saj nuk është e vërtetë, pasi zgjedhja e presidentes është çështje ditës dhe se atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra.
“Zgjedhja e presidentes është çështje ditësh dhe po pritet me padurim nga të gjithë. Atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra. Askush nuk ka të drejtë të injorojë vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Ndërkohë, për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, Gërvalla ka shtuar se kjo është çfarë kanë dashur qytetarët.