Biden shpreh “mbështetje të fortë” për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor - Realiteti

Biden shpreh “mbështetje të fortë” për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folur me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku ndër të tjera ka diskutuar edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden ka shprehur “mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit pritet të takohen nesër për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit për Kosovën, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *