Bislimi: Organet e rendit po punojnë që autorët e krimit në Deçan të vihen sa më parë para drejtësisë

2. LAJME

Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka reaguar për tragjedinë në Deçan ku tre persona mbetën të vrarë pas një sulmi ndaj një autobusi, dy prej të cilëve janë nxënës.

Bislimi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se lajmi për aktin makabër në Deçan ka qenë tronditës, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se organet e rendit janë duke punuar që autorët e këtij krimi të vihen para drejtësisë sa më parë.

Postimi i plotë i Bislimit:

U tronditëm nga lajmi i kobshëm për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit që bartte nxënës në Gllogjan të Deçanit.

Bashkëndjejmë dhembjen dhe shprehim ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë të lënduarve.

Organet e rendit janë duke punuar që autorët e këtij krimi të rëndë të vihen para drejtësisë sa më parë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *