Biznesi me kriptovaluta – LIVE

2. LAJME

Në Gjykatën e Prizrenit, në gjykimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Remzi Shala, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile, ka dëshmuar Arif Përteshi.

Dëshmitari tregoi se UÇK-së i ishte bashkangjitur më 26 qershor 1998 dhe kishte shërbyer në pikën e Grajqefcit, ku komandant ka qenë Jetulla Qarri, i njohur me nofkën “Komandant Guri”.

Sipas dëshmitarit, në këtë ditë në fshatin Duhël, në odën e Rifat Qatanit, ishte organizuar mbledhje e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilën kishte marrë pjesë ai së bashku me Xhemë Kapedanin dhe Ferat Shalën.

Dëshmitarit nuk i kujtohej nëse në këtë mbledhje kishte qenë i pranishëm edhe Haxhi Përteshi, për privimin e të cilit nga liria po akuzohet Remzi Shala.

Dëshmitari tha se kishte njohuri se ishte marrë Xhemajli Elshani.

Lidhur me marrjen e Xhemajli Elshanit, ndalimin e vëllait të të ndjerit Haxhi Përteshi, Sejdi Përteshi, torturat dhe keqtrajtimet e tjera të bëra ndaj fshatarëve të tjerë siç kishin rrëfyer edhe dëshmitarët, i dëmtuari Zenel Përteshi e pyeti dëshmitarin se përse këto kishin ndodhur pikërisht nga formacioni ushtarak të cilit i ka takuar vetë dëshmitari.

Për këto ngjarje, Arif Përteshi deklaroi se nuk kishte njohuri ngase kishte qenë ushtar i thjeshtë.

“Kam qenë ushtar i thjeshtë dhe nuk e di se përse kanë ndodhur këto gjëra, nuk kam komunikuar me askënd”, tha ai.

Sa i përket raporteve me të ndjerin Haxhi Përteshi, ndonëse ishin fqinj që i ndante shtëpitë e tyre vetëm një mur, i njëjti deklaroi se raportet me të i kishte pasur “mesatare”.

“Marrëdhënie mesatare, nuk i kemi pasur as mirë as keq, por edhe shumë mirë nuk i kemi pasë, ndonjë dashni nuk e kemi pasë”, tha dëshmitari.

Kurse sa i përket Remzi Shalës, dëshmitari theksoi se ai kishte qenë një ushtar shumë i mirë, duke shtuar se asnjëherë nuk kishte bërë keqtrajtime ndaj popullsisë civile.

Deklarata e dëshmitarit përfundoi me vërejtje të dhëna nga ana e përfaqësuesit të Prokurorisë Speciale, Haki Gecaj dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar Asdren Hoxha ngase në odën e Rifat Qatanit shumica e dëshmitarëve kishin deklaruar se Remzi Shala kishte qenë i pranishëm.

Për shkak të përfundimit të orarit të punës seanca e sotme u ndërpre dhe seancat e radhës u caktuan për më 3, 11 dhe 14 mars 2022.

Prokuroria Speciale po e akuzon Remzi Shalën se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.

Sipas aktakuzës të datës 19 tetor 2016, të ngritur nga prokurori vendor Haki Gecaj, Remzi Shala akuzohet se në qershor të 1998-ës bashkë me disa persona tjerë pjesëtarë të UÇK-së kanë privuar nga liria Haxhi Përteshin, i cili disa ditë më pas është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.

Sipas Prokurorisë, ish komandanti “Molla e Kuqe” i armatosur me armë të gjatë dhe me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me 5-6 pjesëtarë të kësaj ushtrie të armatosur e me maska në fytyrë dhe të paidentifikuar deri tani, më 26 qershor 1998 rreth orës 23:00 për shkak të dyshimit se Haxhi Përteshi është duke bashkëpunuar me forcat serbe, kanë shkuar te shtëpia e tij duke e privuar nga liria.

“Pas mbajtjes disa ditë të mbyllur në vend të paidentifikuar me datën 1 korrik 1998 trupi i pajetë i Haxhi Përteshit është gjetur në afërsi të rrugës afër qendrës së fshatit Duhël”, thuhet në dispozitivin e aktakuzës së Prokurorisë Speciale.

Lidhur me këtë rast, më 3 korrik 2019, Remzi Shala ishte dënuar nga Gjykata e Prizrenit me 14 vite burgim.

Kurse, nga 14 vite burgim sa ishte gjykuar nga ana gjykatës së shkallës së parë, të akuzuarit Remzi Shala nga gjykata e Apelit i ishte zbutur dënimi në 10 vite burgim.

Pas këtij vendimi, Gjykata Supreme kishte anuluar këto dy aktgjykime dhe çështja i ishte kthyer Gjykatës së shkallës së parë për rigjykim dhe rivendosje.

Kallxo.com ka raportuar për rastin në fjalë që nga janari i vitit 2017 dhe dëshmi për rastin ishin dhënë edhe në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

https://wwww.youtube.com/watch?v=hN7C3EQcMls

www.kallxo.com

The post Në Mal të Zi kapen qindra kilogramë kokainë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *