Blerta Deliu: Shkollat janë braktisur nga kjo qeveri, 32 mijë nxënës nuk kanë ndjekur mësimet online

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se 32 mijë nxënës nuk kanë ndjekur mësimet në distancë në mungesë të teknologjisë informative.

Ajo ka fajësuar Ministrinë e Arsimit se nuk ka bërë shumë për këtë çështje.

“32 mijë të cilët nuk kanë ndjekur mësimet online. Sepse nuk ka pasur qasje në teknologji siç janë tabletet dhe kompjuterët. Çfarë do të ndodh me këta 32 fëmijë të cilët nuk kanë ndjekur mësimet. Ministria e Arsimit nuk ka bërë asgjë përves që është përzierë në kompetencat e komunave” ka thënë ajo.

“Është krijuar ndarje mes nxënësve për shkak edhe të kushteve. Gjysmëvjetori i dytë i vitit të kaluar ishte i humbur. Qeveria edhe pse kishte kohë për të organizuar mësimin, e filloi me dy javë vonesë. Komunat dhe shkollat janë braktisur nga kjo qeveri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *