Bora Zemani organizon festë për ditëlindje, të ftuar shumë personazhe VIP

SHOWBIZI

Moderatorja po e vazhdon festën e 9 janarit.

Bora Zemani ka organizuar një festë për ditëlindjen e saj të 30-të, shkruan lajmi.net.

Moderatorja, gjatë programit “Përputhen” sot ka ftuar edhe konkurrentët duke iu bërë ftesë publike të cilët e pranuan me duartrokitje.

Në vazhdimësi, të ftuar janë edhe këngëtarë, opinionistë dhe miq të moderatores. Xhensila Myrtezaj, Klajdi Haruni, Bruno, Olti Curri, Semi Jaupaj janë disa nga të ftuarit.

Disa pamje të publikuara, shihet se është krijuar një atmosferë teksa performojnë live Klajdi Haruni dhe Bruno me disa nga projektet e tyre muzikore.

Ndryshe, Bora ka vendosur të duket elegante e veshur me një fustan të shkurtër dhe me dekolte të hapur e cila ka ekspozuar pak edhe nga gjoksi i saj.

Flokët i ka kapur në pjesën e sipërme të kokës duke e përfunduar dukjen me makijazh dhe një palë take të larta./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *