Cavusoglu flet për trajtimin e ujgurëve gjatë vizitës në Kinë

2. LAJME

Në pjesën veriore të Kosovës, zonë ku qytetarët nuk paguajnë për shërbimet e energjisë elektrike, shteti ende nuk ka arritur ta shtrijë plotësisht pushtetin.

Së fundmi, pas një vendimi të Ministrisë së Ekonomisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, një numër i madh i pajisjeve që prodhojnë këtë monedhë digjitale u sekuestruan nga Dogana e Kosovës.

Por, atje ende nuk është ndalur në plotëni prodhimi i kriptovalutave. Kështu ka vlerësuar redaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi. Sipas tij, një aksion i Policisë së Kosovës nuk nënkupton që është ndaluar plotësisht prodhimi i kriptovalutave.

“Jo, nuk është ndalur prodhimi i kriptovalutave në veri, është zhvilluar një operacion, në një vend janë marrë pajisjet, por ekzistojnë edhe shumë lokacione të tjera që besojmë që ka kriptovaluta për shkak se shtrirja e rrjetit energjetik në veri është i shtrirë shumë “, tha ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

Ndalimi i prodhimit, sipas Gashit, nuk është i lehtë në këtë zonë.

“Nuk është lehtë me i ndalu, grupet kriminale në veri besohet se kanë investuar në këtë veprimtari sepse ofron mundësi që paratë që fitohen prej kësaj me kalu në para të ligjshme dhe me kalu në konto”, vlerësoi ai.

Gashi ka kritikuar edhe Administratën Tatimore të Kosovës, që sipas tij, është vonuar për të vënë tatim mbi paratë e fituara nga kriptovalutat.

“ATK vetëm para dy muajve ka marrë qëndrim që kriptovaluta të tatohet në Kosovë dhe ata që fitojnë duhet me i deklaru të hyrat. Këtë ka mundur ta bëjë që nga viti 2015”, tha ai.

Në anën tjetër, Driton Azemi nga Dogana e Kosovës tha se që shtatë vite në Kosovë kanë nisur të importohen pajisje për prodhim të kriptovalutave.

Sipas tij, shuma nga importi i tyre shkon deri në 4 milionë euro.

Driton Azemi, Dogana e Kosovës, Foto: KALLXO.com

“Prodhimi i kriptovautave në Kosovë ka nisur qysh herët, që prej vitit 2015 ne kemi pasur rastet e importit për prodhimin e bitcoin-ëve. Sipas një analize që e kam bërë, nga viti 2015 deri më sot janë importuar diku rreth 4 milionë euro pajisje për prodhimin e bitcoin-ëve, ndërsa kartela grafike të cilat përdoren për prodhimin e kriptovalutave, vlera e tyre është 18 milionë euro”, tha ai.

The post Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *