Çka i kanë bë shqiptarët BDI-së që po u shet çallëm me armë? - Realiteti

Çka i kanë bë shqiptarët BDI-së që po u shet çallëm me armë?

Arben Telai

Çka është kjo sjellje? A nuk ju votuan shqiptarët 20 vite rresht? A nuk ua dhanë djemtë më të mirë në vitin 2001, e ju sot para familjeve të dëshmorëve reklamoheni me armë e me të shtëna? A nuk ju dhanë pushtet e beneficione? A ua kthyet me raste të montuara e me djegie nëpër spitale?

Çka është kjo sjellje keshtu me armë tani? Kujt po i çitni çallëm me gjuajtje e me krisma? Pse jeni aq të butë me armikun, e aq të ashpër me vëllaun?

A nuk u buzëqeshët ju nëpër takime me Vuçiqin e me Daçiqin? E me gjeneral Dikojeviqin i dyshuar për vrasje të shqiptarëve të Kosovës? Pse kaq të mirë me armikun, e kaq të vrazhdët me shqiptarët? Çka u kanë bë të keqe shqiptarët, vetëm të mira u kanë dhënë?

Mos po mendoni që kemi harruar si na gënjyet për “kryeministrin shqiptar” Naser Zyberi dhe tani duke gjuajtur me armë do ta harrojmë atë gënjeshtër? Sa kot e keni! Sa të blertë që jeni!

(Foto Ilustrim nga rrjetet sociale)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *