Çun Lajçi reagon ndaj Haradinajt: Ramush ndalu burrë pak, po tutna mos po del përtej Ibrit me yryshin tënd - Realiteti

Çun Lajçi reagon ndaj Haradinajt: Ramush ndalu burrë pak, po tutna mos po del përtej Ibrit me yryshin tënd

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për kritikat e tij ndaj ministrit Arben Vitia dhe Universitetit që po ndërtohet në Mitrovicë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Haradinaj po e rreh veten me fjalët e gabimet e veta e të partisë, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga Haradinaj që të ndalet e të sheh se çfarë kanë votuar AAK, PDK e LDK me 2008 e të mos mundohet ta mbulojë diellin me shoshë.

Lajçi ka thënë se nuk nxirret lehtë rrënjët e gabimeve të tyre, derisa ka thënë se ka frikë mos Haradinaj po e kalon Ibrin, me yryshin e tij.

Postimi i tij i plotë:

Ramush bre

Qet djalin që po e anatemon (e që hiç se dua as unë) por po m’duhet me shkrua, se ti po e rreh veten me fjalët tua e me gabimet e partisë tande e të dy simotrave tua, po i kërkon herë me kallxua se spiuni i kujt asht, herë po i kërkon dorëheqje për vaksinat (thua se ti je eksperti i krejt mjekësisë n’këtë dynjenë e rrejshme), herë për universitetin që po ndërtohet andej Ibrit (ku ti kurrë s’guxove me shkelë prej se u ngrit Car Llazari n’ballë t’urës).

Ndalu burrë pak, e këqyr çka keni votu ju t’AAK-së, e ata t’PDK-së e t’LDK-së me 2008, e mos u rreh me fjalët e gjynahet tua, se tybe të dua por po m’vjen randë që po mundohesh me e mbulua diellin me shoshë e fajet tua e të shokëve tuaj me ia lanë këtij kopilit që po t’buzëqeshet edhe kur po e shanë!

Nuk nxirren rrajët e gabimeve tuaja t’qëllimshme kaq lehtë e shpejtë, po pritni pak, se keni lypë me bashkëpunu me Amerikën, shpëtimtarin tonë, o Ramush!

po tutna mos po del përtej Ibrit prej yryshit tand!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *