Dardan Gashi: Çdo dy ditë nga një familjar i qeveritarëve u punësua në qeveri - Realiteti

Dardan Gashi: Çdo dy ditë nga një familjar i qeveritarëve u punësua në qeveri

Analisti Dardan Gashi, ka thënë se sipas numrit të familjarëve të punësuar që është publikuar në media, deri më tash rezulton se çdo dy ditë është punësuar nga një familjarë i qeveritarëve.

“Qysh e lexova diku statistikisht me numrin e familjarëve të punësuar deri tash, po del që çdo dy ditë nga një familjarë është punësuar këto 100 ditë, minimum nga këto që e dimë. Tash unë po u referohem numrave që janë publikuar në media”, ka thënë Gashi”

Gashi ka ironizuar me këtë fakt duke u tallur me mohimin e qeveritareve, të cilët po mohojnë se i kanë familjar të punësuarit në institucione gjatë këtij 100 ditshi të qeverisjes Kurti.

“Fillimisht kto nuk janë punësime familjare se këta as nuk po e dinë që i kanë familjarë edhe duhet me u besu në atë pune se nuk e di që e kam djalë axhe, nuk e di që e kam djalë të tezes, ata duhet me jau besu, se qysh mos me jau besu.”, ka thënë Gashi, në Debat Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *