Debati për ligjshmërinë e audio-përgjimeve, ku përmenden gjyqtarë e prokurorë - Realiteti

Debati për ligjshmërinë e audio-përgjimeve, ku përmenden gjyqtarë e prokurorë

Portali “Shqip.com” më 30 korrik publikoi një audio-incizim 10-minutësh deri sa aty pretendohet se dëgjohet prokurorja e krimeve të rënda në Prishtinë, Shemsije Asllani deri sa tregon për ushtrimin e ndikimit të saj dhe zgjedhjen e personave në pozita të caktuara.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, i cili po ashtu është i përmendur në këtë rast, ka deklaruar se lënda do të transferohet te Prokuroria Speciale.

Në “Debat Plus” protagonistë të rastit, avokatë e analistë kanë diskutuar për këto audio-incizime.

Kryeredaktori në Shqip.com, Lirim Mehmetaj thotë se kanë vendosur të publikojnë përgjimet pasi protagonist që flasin në audio përbëjnë interes publik.

“U siguruam se incizimi për të dëshmuar një vepër penale është i lejueshëm”, tha Mehmetaj.

Ai shtoi tutje se deri më tani nuk ka pasur ndonjë interesim nga Prokuroria për të marrë materialin bruto.

Drejtori i Organizatës Çohu Arton Demhasaj thotë se për të ndodhur ndonjë përgjim janë disa procedura.

“Për të ndodhur një përgjim prokurori duhet të ngrit aktakuzë, e pastaj gjyqtari i procedurës paraprake duhet të lejojë të bëhet përgjimi, e më pas ky përgjim mund të përfundoj në publik siç kanë përfunduar përgjime tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *