Deputeti i opozitës kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar sot qeverinë e Kosovës dhe kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas Haxhiut, qeveria ka dështuar me procesin e vaksinimit dhe duhet të mbajë përgjegjësi për situatën ku ndodhet vendi sot.

Deputeti opozitar në një postim në mediat sociale ka kujtuar dhe premtimin e qeverisë së Kurtit se do të kishte vaksina për 60% të popullsisë dhe thotë se premtimi nuk është mbajtur dhe Vitia duhet të dorëhiqet.

“Për dështim të programit të vaksinimit, për dështim të vaksinimit masiv, ministri i shëndetësisë Arben Vitia do të duhej të japë llogari dhe të dorëhiqet. Nëse Arben Vitia për shkak të dështimit në realizim të vaksinimit masiv nuk jep dorëheqje, atëherë Albin Kurti duhet ta shkarkojë atë, përndryshe do të jetë bashkëpërgjegjës për këtë dështim.

Situata me pandeminë COVID-19 po shkon drejt përkqësimit për shkak të dështimit të Qeverisë së Kosovës në procesin e vaksinimit. Objektivi i Qeverisë së Kosovës për të vaksinuar 60% të qytetarëve deri në fund të vitit ishte gabim në planifikim prandaj edhe vlerësohet si proces i dështuar”, shtoi ai.

Deri tani nga qeveria nuk ka asnjë reagim lidhur me këto akuza të bëra nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com