Dhuratë e çmueshme për Kosovën, Gjenerali Wesley Clark rikthehet me një mision të rëndësishëm

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark, ka pranuar ftesën e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj. Nga e marta, gjenerali amerikan Wesley Clark është këshilltar special i ministrit Mehaj.

Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit Mehaj me gjeneralin Clark, të martën, në një konferencë të përbashkët për media.

Mehaj ka potencuar se Clark ka shprehur gatishmërinë e tij në këshillimin për të realizuar zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështesë me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Gjenerali Clark ka falënderuar Mehajn për ftesën e bërë, duke shtuar se ndihet i nderuar që gjendet në Kosovë.

“Jam i nderuar të jem këtu e të kthehem përsëri në Kosovë. Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë Clark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com