Disa persona po intervistohen për vrasjet në Gllogjan

2. LAJME

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka njoftuar se disa persona në cilësinë e dëshmitarit po intervistohen nga forcat e rendit.

Ai këtë prononcim e ka dhënë për mediat prezente në Gllogjan, aty ku ndodhi vrasja e tre personave.

“Personat që po intervistohen janë dëshmitarë dhe kuptohet që të ardhmen mund të ndryshohet edhe cilësia”, ka deklaruar Isufaj.

Në anën tjetër, drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka bërë të ditur për dy-tri pista fillestare të rastit.

“Aktalusht kemi dy – tri pista në të cilat jemi duke punuar. Nuk mund të jap detaje, sepse ekipet janë duke punuar dhe ende jemi në fazë fillestare. Kjo do të thotë që jemi në dy ose tri drejtime të caktuara por ende është shumë herët me dhënë detaje”, deklaroi para medieve Mehmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *