Endrit Thaçi publikon një foto të babit të tij me librin kushtuar Nënë Terëzës

2. LAJME KOSOVË

Që nga muaji nëntor i vitit 2020, Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ndonëse dikur ishte mjaft aktiv me postime edhe djali i Thaçit, Endriti, nga nëntori janë rralluar shkrimet dhe publikimet e ndryshme nga ana e tij.

Pak çaste më parë ai ka kujtuar babain e tij përmes një fotografie të publikuar, ku Thaçi shfaqet me librin kushtuar Nënë Terezës “Nëna e Dashurisë”.

Në muajin që Hashim Thaçi u arrestua, Endriti bëri dedikimin më prekës për të.

“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”.

Ndërsa në fillim të vitit të kaluar, Endriti u përfol gjatë në media pasi ai publikoi një fotografi duke krasitur, kryeministrin e tanishëm, Albin Kurtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *