Eto’o: Messi luajti me mua, jo unë me të - Realiteti

Eto’o: Messi luajti me mua, jo unë me të

Samuel Eto’o dhe Lionel Messi formuan një partneritet dinamik gjatë kohës kur argjentinasi po rritej te Barcelona. Ish-sulmuesi kamerunas është kthyer prapa në kohë duke theksuar se atëbotë ai ishte emër më i madh në skenën e futbollit.

Gjatë një interviste në të cilën u pyet për talentin Ansu Fati, Eto’o bëri një koment interesant.

“Jo, ai luajti me mua, është ndryshe” – u shpreh Eto’o me shaka kur gazetari e e pyeti për kohën kr ai luajti me Messin në Barcelonë.

“Messi luajti me mua, unë nuk luajta me Messin. Në kohën time, Messi luajti me mua. Është totalisht ndryshe” – u shpreh ai.

Eto’o tani 40 vjeçar, pas aventurës pesë vjeçare me Barcelonën ishte transferuar te Interi në vitin 2009 për t’i kaluar dy sezone. Ai luajti futboll aktiv deri në sezonin 2018/19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *