Furgoni me pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në greminë, 4 të vdekur, një i bllokuar brenda mjetit

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të enjte, ndërsa një automjet me tre persona ka dalë nga rruga në Gjirokastër.

Sipas informacioneve të siguruara mësohet se një furgon që udhëtonte nga Saranda drejt Gjirokastrës është përplasur me një mjet tip “Land Rover”.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip forgon ka dalë nga rruga në qafën e Muzinës dhe ka përfunduar në humnerë, ndërsa katër persona që ndodheshin në mjet kanë humbur jetën.

Disa persona janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa në vendngjarje po punohet për të nxjerrë edhe një person që është i bllokuar në automjet.

Njoftimi i policisë:

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com