Haradinaj: Ministria e Shëndetësisë urgjentisht të sigurojë insulinën për diabetikët - Realiteti

Haradinaj: Ministria e Shëndetësisë urgjentisht të sigurojë insulinën për diabetikët

Ministria e Shëndetësisë ka tre muaj që nuk e ka siguruar sasinë e duhur të insulinës për pacientët që vuajnë nga diabeti. Për këtë ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili i ka bërë thirrje MSH-së që të siguroj sasinë e duhur për këtë kategori.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ministria e Shëndetësisë urgjentisht duhet të sigurojë sasinë e duhur të insulinës dhe të ketë strategji të qartë që mos të ketë ndërprerje të këtilla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *