Haxhiu: Albin Kurti nuk e do Kosovën

Analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati debatuan në Euronews mbrëmjen e sotme lidhur me qëndrimin e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti sa i përket dialogut me Serbinë. Për analistin Baton Haxhiu, Albin Kurti me zvarritjen që po i bën dialogut, duke vendosur kushte në një kohë që sipas tij është njeri që mund të vendosë kushte, tregon se ai nuk e do Kosovën dhe më shumë i bën dëm popullit të tij.

“Njeriut që historia do ta fillojë me të, që thotë skam dokumentacion çfarë është bërë me dialogun, që thotë se nuk dimë çfarë është marrëveshja e Uashingtonit, që vendos kushte për dialogun duke ditur që nuk është njeriu që mund të vendosë kushte. Njeriu që i ka sharë të gjithë që kanë marrë pjesë në dialog dhe tani i fton ta ndihmojnë në dialog. Kam përshtypjen që ky njeri nuk e do Kosovën, kjo është fatkeqësia jonë. Ai i bën më shumë dëm popullit”, tha Haxhiu.

Por sipas analistit Andi Bushati, politika e Albin Kurtit është thyerja e një tradite të gjatë ku politikanët e kanë përdorur dialogun jo për të mirë të Kosovës, por për të forcuar pozitat e tyre.

“Kjo traditë duhet thyer dhe fakti që kemi një qeveri që do të thyejnë traditën që nga 2008 të politikanëve që ulen në dialog për pozitat e tyre. Duhet dikush që në tryezën e bisedimeve të thotë që Kosova duhet të trajtohet si palë, jo si fasadë”, u shpreh analisti Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com