Kastrati: Postimi im nuk ka qenë as për Vjosa Osmanin e as Adelina Graincën

Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas kritikave që mori lidhur me një status ku përmendte fjalët e veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, që përshkruante një grua në peshë.

Kastrati, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka dashur ta ofendojë as presidenten e sapozgjedhur Vjosa Osmanin, e as deputeten që kaloi nga PDK’ja në VV, Adelian Graincën.

As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa”, thuhet në postim.

Më pastaj, përfaqësuesi i PDK’së në Kuvend ka thënë se as nuk e ka përcjellur seancën për zgjedhjen e presidentit në kohën kur e ka bërë shkrimin në ‘Facebook’.
Postimi i plotë:

Postimit qe kam bere ku e citoj Faik Konicen iu paska dhane drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh qe me paskan gozhdu do analista e portale.

Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa.

Askush nuk duhet te ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adrese politike e aq me pak seksiste. Me ngadal mos beni turr! Per ceshtje politike kur dua te reagoj i permendi me emer e mbiemer, qysh i kam permend gjithe!

Tani hapni syte ju qe paskeni marre turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konices me poshte, nga i cili kam nxjerre ate tekst fjale per fjale i cili ska te bej me politiken aktuale, por thjeshte eshte reference ne satiren e Konices.

A ma gjen dikush ne postimin tim qe kam permend Vjosa Osmanin apo kedo tjeter ?

Ja me poshte linku tekstit te Faik Konices:

https://www.radiandradi.com/abdullahu-yne-cbehet-satire…/

Naten e mire!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *