Klubi i madh italian po e transferon Xherdan Shaqirin - Realiteti

Klubi i madh italian po e transferon Xherdan Shaqirin

Edhe Napoli përfshihet në garë për Shaqirin. Jo vetëm Lazio, por edhe Napoli ka hyrë në garë për ta kthyer Xherdan Shaqirin në Serie A, ndërkohë që shërbimet e tij i kërkojnë edhe klubet spanjolle, si Villarreal dhe Sevilla.

Mediat në Spanjë dhe Sky Sports UK sugjerojnë se e ardhmja e anësorit të Liverpoolit mund të vendoset brenda kësaj jave.

Derisa klubet nga La Liga e kërkojnë huazimin e mesfushori që e përfaqëson Zvicrën, vet 29-vjeçari në një prononcim për Corriere dello Sport deklaroi se është i nderuar për interesimin e Lazios dhe do t’i përshtatej loja nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Mirëpo, Bianconcelestët nuk janë klubi i vetëm italian që i do shërbimet e Shaqirit. Tash në garë është përfshirë edhe Napoli.

Interesimi i Partenopei është intensifikuar që nga lëndimi i Diego Demme, i cili e dëmtoi ligamentin e gjurit gjatë një ndeshjeje parasezonale dhe duhet të operohet.

Shaqiri ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2022 dhe ai mund të jetë në dispozicion për rreth 15 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *