Kombëtarja e Kosovës do të bëhet me trajner të ri në vitin 2022  

2. LAJME

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me dyshimet për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Nga Policia thonë se nuk është gjetur asnjë mjet i dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë Flora Ahmeti.

Po ashtu, nga Policia thonë se njësitë policore janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Njësitet policore janë tërhequr nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thonë nga Policia e Kosovës.

Nga Prokuroria ky raportim është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.

“Hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm” thotë Policia e Kosovës.

The post Manchester Unitedi e nxjerr në shitje Pogbën appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *