Krasniqi: Të flasim për zgjedhjet, sepse tani u njohëm me qytetarët që nuk frikësohen e s’i nënshtrohen qeverisjes

2. LAJME

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se rendi e do që sot në seancën të diskutohej e të flitej për pikëpamjet sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve lokale.

Krasniqi tha se në zgjedhjet e fundit qytetarët votuan për kandidatët të cilëve iu besojnë punën e tyre dhe votuan në mënyrë sovrane e në demokraci të plotë.

“Për kulturën e lartë politike që kanë treguar përmes këtij niveli të dëshmuar të vlerave civile politike dhe vetës dijës politike të qytetarëve për të bërë ndryshime të duhura kur duhet bërë është e qartë se tranzicioni në këtë segment ka përfunduar dhe demokracia jonë bënë pjesë në kuadër të vendeve me demokracinë më të lartë. Njohja me profilin e ri të qytetarit të Kosovës që nuk definohet nga mosha por nga gjykimi politik , për nga maturia për të qenë model e përcaktues.Për nga e drejta e tij për të vendosur sipas bindjes dhe vullnetit të lira, qytetar që s’frikësohet e nuk pranon arrogancën.Pra një qytetar i mirinformuara që beson në program dhe di të vlerësoj programin,që nuk i nënshtrohet qeverisjes por e kontrollon qeverisjen.Një qytetar sovran”, tha Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Tutje ai tha se ky standard nuk flet vetëm për zgjedhjet lokale të këtij viti, por para se gjithash për qytetarin se si e sheh qeverisjen dhe dobinë e saj, për mënyrën se si e sheh të ardhmen dhe çfarë i duhet.

“Një standard që na imponohet të gjithëve pavarësisht roleve që ushtrojmë. Pushteti në Kosovë nuk mund të ushtrohet pa qytetarët, larg qytetarëve dhe duke mos i llogaritur ata. Janë ata që ushtrojnë pushtet mbi qeveritë, kudo qofshin ato qoftë në nivelin qendror apo lokal. Kush më shumë apo më pak, të gjithë kemi fituar pushtet nëpër komuna, por fituesi vendimtar është qytetari.Unë dua të ftoj kryeministrin e Kosovës të bëjë leximin e duhur ndaj qytetarëve, që qytetarët në nivelin lokal kanë bërë zgjedhje në nivele të ndryshme por qeveria duhet ti mbështesë të gjitha komunat njësoj, ajo se ku kemi fituar apo humbur zgjedhjet nuk duhet të errësojë vendimin e duhur për ti përkrahur njëjtë të gjitha komunat.Zgjedhjet lokale janë për qytetarët e jo për politikanët”, tha ai.

Memli Krasniqi theksoi se nuk duhet shërbyer si instrument në pengimin e shërbimit të qytetarëve, “pra tu përmbaheni përgjegjësive të juaja si kryeministër dhe si Qeveri”.

“Ne si opozitë jemi të ndryshëm si për nga vlerat që përfaqësojmë edhe nga alternativat, por Kosovën e kemi të përbashkët dhe duam të zhvillohet e të qëndrojë mirë si brenda e jashtë vendit. Jemi këtu për t’’iu ballafaquar me përgjegjësitë që kemi si qeveri. Prandaj kuptojeni këtë ftesë drejtë për tu këndellur e për të mos u mashtruar nga pushteti pasi qytetarët folën qartë dhe dhanë mesazh se ky ritëm i juaji është i pamjaftueshëm”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *