Krenar Shala: Kurti e ka çmontuar Borellin, ia ka humbur topin

Analisti i njohur Krenar Shala i ftuar në emisionin Politiko në Kanalin 10, ka komentuar paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel ditën e martë informon Realiteti.

I pyetur nga Kushtrim Sadiku se mos vallë kryeministri i vendit Albin Kurti e ka çmontuar edhe z.Borell?, Shala iu është përgjigjur me një përgjijge taktike se atë ishte duke e menduar, por hezitoja ta thoja!.

“Mendoj se z.Borell i ka vënë disa kordinata në trurin e tij se si do duhej të hecte procesi në mes të palëve, ndërsa kryeministri Kurti ja ka humbur “topin”… Sepse në ato koordinata ja ka futur edhe disa nënpika koordinative të tjera dhe truri i tij nuk po arrin të i përcjellë ato koordinata.” – përfundon Shala, njofton Realiteti

Kurti para takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar takim me Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, i cili ka potencuar se Bashkimi Evropian është lehtësuesi kryesor i negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *