Kryeministri Kurti falënderon për bashkëpunimin ambasadorin Kosnett - Realiteti

Kryeministri Kurti falënderon për bashkëpunimin ambasadorin Kosnett

Kryeministri Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Kosnett.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Kosnett për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë. Kurti tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit, u shpreh kryeministri. Ai tha se ai si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

Ditë më parë Presidentja Osmani në shenjë të mirënjohjes së thellë, e dekoroi ambasadorin Kosnett me urdhërin ‘”Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit të demokracisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *