Kryeministri Kurti ka të drejtë!!! Ajo don ta lidhë territorialisht Zajednicën me Serbinë

Zajednica është plani më monstruoz i shkatërrimit të Kosovës, përbrenda, dhe i interferimit të Serbisë drejtpërdrejt. Marrëveshja nuk e qetëson situatën, përkundrazi acaron raportet e brendshme ndërkomunale dhe kadastrale, duke vendosur kufij të rinj brenda Kosovës, duke u përpjekur ta dobësojë ndikimin e pushtetit qendror dhe ta forcojë atë lokal, duke nxitur bisedime të reja ndërmjet kryetarëve të komunave, për të neglizhuar dhe qitur jashtë loje Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Qytetarët janë në lajthitje dhe ata mashtrohen nëpërmjet interpretimeve të lodhshme dhe të arsyetimeve bajate të kakofonëve qeveritarë, duke manifestuar egërsi banale të kërcënimit.

Janë të çoroditshme përpjekjet e këtij kori mjeranësh se marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën, po t’ishte ashtu ajo do t’ishte pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare, e pakos Ahtisaari, kështu si është as që është debatuar ndonjëherë, nga vetë Ahtisaari, përndryshe është dashur të kërkohet mendimi i tij meritor, si autor, jo të luhet vend e pavend me projektin nën autorësinë e tij.

Çështja është që Serbia nëpërmjet hekurudhës, që do të investojë BE-ja, si pjesë e projektit rrugor dhe hekurudhor me korridoret ndërkombëtare do të lidhë territorialisht Zajednicën me Serbinë, dhe administrata e Kosovës as që do të ketë qasje se çka transportohet, si palë më e dobët.

Serbia me kufizimet e reja territoriale, tashmë kadastrale, do të bëjë ndryshimet në dokumentet origjinale kadastrale, meqë qëllimisht nuk ia ka dorëzuar Kosovës, duke futur risitë kadastrale që rrjedhin nga Zajednica (pse Serbia nuk i dorëzoi planet origjinale kadastrale deri më tash? Sepse Gjykatat pranojnë vetëm dokumentet origjinale) mund të inskenoj edhe probleme të reja, tash për tash kadastrale, më vonë edhe aspirata të drejtpërdrejta territoriale, por edhe pronësore, ky është vetëm fillimi! Dhe pranimi i heshtur i qytetarëve ndaj Zajednicës do të thotë vdekje e heshtur e territorit të Kosovës në t’ardhmen. Kryeministri Kurti ka të drejtë!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com