Kryesia nesër vendos për seancë të jashtëzakonshme

2. LAJME

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër pasdite.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin dhe presidentja Vjosa Osmani do të ketë adresimin e saj vjetor para deputetëve.

Rendi i ditës së kësaj mbledhje:

1. Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
2. Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së Saj, zonja Vjosa Osmani-Sadriu, para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *