Kurti i thotë Lajçakut se Kosova është palë e barabartë në dialog, jo temë - Realiteti

Kurti i thotë Lajçakut se Kosova është palë e barabartë në dialog, jo temë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se Kosova është palë e barabartë në këtë proces dhe jo temë.

Kjo u bë e ditur nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, përmes një komunikate për media, pasi takimi Kurti-Lajçak të mërkurën është mbajtur me dyer të mbyllura.

Siç është bërë e ditur përmes këtij njoftimi, gjatë takimit është biseduar edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *