Kurti: Ky spital do të kontribuojë në fillimin e mirëqenies së fëmijëve të Kosovës - Realiteti

Kurti: Ky spital do të kontribuojë në fillimin e mirëqenies së fëmijëve të Kosovës

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas tij për kontributin e çmuar ndaj shtetit të Kosovës.Në inaugurimin e spitalit për fëmijë, Kurti u shpreh se përveç investimit në infrastrukturën shëndetësore, ky projekt është investim direkt edhe në shëndetin e fëmijëve në Kosovë.”Është kënaqësi e madhe të jem sot këtu në hapësirën e QKUK-së”.

”U jemi mirënjohës Emirateve të Bashkuara Arabe. Vend mik që ka dhënë kontribut të çmuar. Përveçse investim në infrastrukturën shëndetësore, ky projekt është investim edhe në shëndetin e fëmijëve”.
”Fëmijët janë qytetarët e ardhshëm të demokracisë tonë. Edhe kur kemi shkruar zotimet, edhe kur jemi në krye të shtetit”.”Me programin e qeverisë jemi zotuar se do të angazhohemi. Ky spital do të kontribuojë në fillimin e mirëqenies së fëmijëve të Kosovës”.

”Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal shpreh falënderim për Emiratet e Bashkuara Arabe”.”Falënderoj presidenten Jahjaga, për angazhimin e saj dhe të gjitha ekipet që ndërvite kanë punuar për realizimin e këtij projekti”.”Do të angazhohemi të gjithë së bashku që fëmijëve t’u garantojmë mirëqenie dhe të ardhmen që meritojnë. Do të punojmë bashkërisht në realizimin e vizionit tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *