Kurti me gruan dhe vajzën parakalojnë në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës - Realiteti

Kurti me gruan dhe vajzën parakalojnë në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës

Kryeministri Albin Kurti bashkë me gruan dhe vajzën e tij kanë parakaluar në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës.

Sonte në garë për “Palmën e Artë” do të jetë edhe filmi kosovar me metrazh të shkurtër “Pa vend” me regji të Samir Karahodës, premierën botërore të të cilit e ka ndjekur dje shefi i qeverisë kosovare me familjen e tij.

Në festivalin prestigjioz të filmit është edhe një film tjetër nga Kosova, artistik e i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami, i cili garon për Kamerën e Artë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *