Kurti për zgjedhjet lokale: Rezultati jo i kënaqshëm, rezultat i disa defekteve të brendshme

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar jo të kënaqshëm rezultatin zgjedhor pas balotazhit në zgjedhjet lokale.

Kurti tha se ky rezultat erdhi si rezultat i disa defekteve të brendshme.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti në konferencë për media, pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Partitë shqiptare që i bëjnë opozitë LVV-së kanë fituar në 23 komuna në zgjedhjet lokale. LVV-ja, që udhëheq me Qeverinë pasi kishte marrë besimin e mbi 50% të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të shkurtit, ka dështuar në zgjedhjet lokale, duke arritur të fitojë në vetëm 4 komuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com