Kurti: Shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-së - Realiteti

Kurti: Shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë.

Kurti, përmes një statusi në Facebook ka thënë se në këtë ditë, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-së, partnerëve dhe aleatëve të pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës.

“Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës. Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *