Lutfi Haziri nuk mund të përmbahet, shpërthen me lot në sy pas rikandidimit për kryetar të Gjilanit - Realiteti

Lutfi Haziri nuk mund të përmbahet, shpërthen me lot në sy pas rikandidimit për kryetar të Gjilanit

Lutfi Haziri me lot në sy pas rikandidimit për kryetar të Gjilanit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit.

Në mbledhjen e degës së LDK-së, Haziri ishte i propozuari i vetëm për këtë komunë.

Ai është parë i emocionuar, me lot në sy, pas lajmit se u rikandidua për kryetar të Gjilanit.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, lavdëroi punën e Hazirit në udhëheqjen e deritanishme në këtë komunë, duke thënë se me të suksesi i LDK-së është në anën e tyre.

“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”, ka thënë Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *