Lutja e Enver Hasanit për Albin Kurtin, reagon Agim Bahtiri ia përmend klanin “Pronto” - Realiteti

Lutja e Enver Hasanit për Albin Kurtin, reagon Agim Bahtiri ia përmend klanin “Pronto”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka kërkuar nga kryeministri dhe kreu i VV-së, që Agim Bahtiri të mos rikandidojë për kryetar të Mitrovicës.

Për këtë, ka reaguar Bahtiri përmes një postimi në Facebook.

“Hajnia e 70 mijë eurove në Universitetin e Prishtinës, është vetëm njëra prej veprave të këqija që tipi si ky ia ka shkaktuar vendit. Le të kënaqet t’u fol për mua, por misioni i tij për t’i kthyer shokët e tij të PDK-së në komunën e Mitrovicës nuk do të realizohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

“Dora e zgjatur” e klanit “Pronto” në Gjykatën Kushtetuese dhe në Universitetin e Prishtinës, paska vendosur të merret me mua.

Hajnia e 70 mijë eurove në Universitetin e Prishtinës, është vetëm njëra prej veprave të këqija që tipi si ky ia ka shkaktuar vendit. Le të kënaqet t’u fol për mua, por misioni i tij për t’i kthyer shokët e tij të PDK-së në komunën e Mitrovicës nuk do të realizohet.

Ti Enver, je turpi i Universitetit të Prishtinës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa, këta analistët që paguhen me paga në debate televizive, i mirëkuptoj kur merren me mua, sepse bukë e kanë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *