Mbeti jashtë Kryesisë së PDK’së, flet Xhavit Haliti - Realiteti

Mbeti jashtë Kryesisë së PDK’së, flet Xhavit Haliti

Për mbledhjen e Këshillit drejtues të PDK-së, ku u zgjodh kryesia e re e kësaj partike, ka folur deputeti Xhavit Haliti.

Thotë se edhe pse mbetet jashtë kësaj kryesie nuk hatërohet me kryetarin Memli Krasniqi, pasi që sipas Xhavit Halilit që 45 vite është pjesë e kryesive.

Tutje, në një prononcim për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se nuk po e lufton nepotizmin dhe korrupsionin. Sipas tij, këtu nuk ka luftë kundër këtyre fenomeneve, teksa shtoi se Qeveria po bën fushatë elektorale.

Haliti tha se Kurti ka filluar spastrimin e administratës nga njerëzit e PDK-së dhe LDK-së.

Mes tjerash, deputeti i PDK-së tha se kryediplomatja kosovare nuk ka kurrfarë rëndësie në Qeveri, pasi sipas tij, i vetmi faktor në këtë institucion është Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *