Mërgimtari nga Kaçaniku nuk i mban lotët: Më ka marrë malli shumë për Kosovën

Numër i madh i mërgimtarëve kanë arritur në Kosovë, por edhe më tepër pritet të vijnë gjatë këtij vikendi dhe ditëve të ardhshme.

Për dallim nga vera e kaluar kur mërgimtarëve iu pamundësua ardhja në vendlindje, këtë herë ata veçse janë nisur drejt Kosovës, disa me automjete e disa me transport ajror.

Një mëgimtar nga Kaçaniku nuk ka mundur t’i mbajë lotët kur është pyetur sa e ka marrë malli.

“Më ka marrë malli për krejt”, ka thënë mërgimtari për ATV, ndërsa nuk i ka mbajtur lotët.

Duhet përkujtuar që numër i madh i mërgimtarëve gjatë ditëve që lamë pas erdhën edhe përmes Aeroportit të Prishtinës, ku vetëm brenda një ditë pati deri në 50 aeroplanë në ardhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com