Mërgimtari nga Zvicra “fle” me veturën e tij BMW

Një mërgimtar nga Kosova në Zurich të Zvicrës, i ka rregulluar veturës së tij një garazh të veçantë brenda shtëpisë, duke ia bërë si ‘sallon’.

Shumë shoferë nga Kosova kanë treguar se janë marakli të vërtetë të veturave, ku i mirëmbajnë ato deri në detajin më të fundit.

I tillë është edhe një mërgimtar, i cili ka vendosu që t’i rregulloj një garazh me kushte të veçanta veturës së tij BMW.

A.D është mërgimtar i cili është anëtarë i grupit ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, i cili ka publikuar dy fotografi të veturës së tij brenda garazhës.

Në fotografi shihet se garazha është e shtruar me qeramikë, në tavan ka të vendosur llogon e BMW’së dhe një dizajn me drita të veçanta. Përveç tyre aty ka edhe ulëse për njerëz.

Ai në fotografitë e publikuara ka thënë se po fle me veturën e tij BMW.

Vlen të theksohet se pastërtia në këtë garazh është shumë e madhe dhe thjesht duket fantastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *