Ministrat Gërvalla dhe Mehaj ngushëllojnë familjet e viktimave të autobusit në Bullgari

2. LAJME

Pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku thuhet se kanë humbur jetën 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, shumica shqiptarë, kanë shprehur dhimbje dhe kanë ngushëlluar familjet e viktimave ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka ofruar mbështetjen institucionale ndaj Maqedonisë së Veriut pas aksidentit ku humbën jetën 45 qytetarë, shumica prej tyre shqiptarë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e dhjetëra qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem që të lënduarit të shërohen sa më parë.

Lexo po ashtu: Aksident tragjik në Bullgari, së paku 46 të vdekur

Kosova do të jetë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Ndërsa, ministri Mehaj ka thënë se është “dhembje shumë e madhe me rastin e humbjes së jetës së 46 qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentit tragjik në Bullgari”.

“Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve.

Të gjithë jemi me ju në këto çaste shumë të vështira! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e dhjetëra qytetarëve nga🇲🇰në aksidentin tragjik në🇧🇬. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem që të lënduarit të shërohen sa më parë. Kosova do të jetë pranë qytetarëve dhe institucioneve të🇲🇰 në këtë moment të kobshëm.@Bujar_O

— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 23, 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *