Ministrja e Drejtësisë: Aksioni i Policisë ka për qëllim shkatërrimin e grupeve kriminale - Realiteti

Ministrja e Drejtësisë: Aksioni i Policisë ka për qëllim shkatërrimin e grupeve kriminale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në vend.Haxhiu ka thënë se ky aksion ka për qëllim shkatërrimin e grupeve kriminale dhe mbështetët nga Qeveria e Kosovës.

“Ky operacion policor është në nivel vendi, ku po përfshihet Peja, Prishtina, Mitrovica e jugut dhe veriut.

Ky aksion është për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe e ka mbështetjen e qeverisë, sepse kriminaliteti duhet të ndalet dhe grupet kriminale duhet të shkatërrohen”, tha ajo.Ndërkaq, Ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati tha se në aksion janë përshirë edhe Dogana e Kosovës.“Aksioni ka të bëjë me kontrabandën e mallrave pa banderola dhe pa deklarim, pra nuk është e përfshirë ATK, por është dogana e Kosovës”, tha ai.

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një aksion kundër kontrabandës në veri të vendit dhe disa lokacione të ndryshme.

Gjatë aksionit, policia ishte penguar nga banorët serbë të kësaj ane dhe është dashur të përdorin gaz lotsjellës dhe të ndërhyjnë me autoblinda.Një situatë tensionuse pas kësaj është duke mbizotëruar edhe në Zveçan sipas informatave të KALLXO.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *