MSH: Nuk ekziston asnjë provë se vaksinat shkaktojnë fertilitet, prandaj caktoni termin - Realiteti

MSH: Nuk ekziston asnjë provë se vaksinat shkaktojnë fertilitet, prandaj caktoni termin

Nga Ministria e Shëndetësisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Së fundmi në vend ka rënë numri i personave që po vaksinohen kundër këtij virusi.

Nga Ministria e Shëndetësisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi që sipas kësaj ministrie, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te burrat ose gratë.

“Të nderuar qytetarë, Sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net/”, është thënë nga MSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *