Mytaher Haskuka: Këtë muaj vendoset nëse jam sërish kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje të prerë nëse do të jetë kandidat për edhe një mandate në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai ka thënë se ka ende disa punë që i kanë mbetur dhe do të donte t’i vazhdonte, por shton se vendimin nuk do ta marrë vet.

“Ka shumë projekte, shumë gjëra, por vendimin nuk do ta marrë vet, por në konsultim (me gruan ndoshta) dhe vendimi duhet me u marrë brenda këtij muaji”, ka deklaruar ai në REPORTERI n’Komuna.

Ai ka thënë se në disa raste ka qenë i sabotuar nga niveli qendror,

“Të kishim pasur pak më shumë mbështetje nga qeveria, ndryshime do të kishim bërë edhe më të mëdha”, thotë ai.

I pyetur për raportet me bashkërpartiaken Drita Millaku e cila ka shpallur kandidaturën për kryetare të Prizrenit, Haskuka ka thënë se nuk ka kurrfarë problemi as me të dhe me asnjë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *