Nesër do të mbahet mbledhje e përbashkët mes Qeverisë së RMV-së dhe Kosovës - Realiteti

Nesër do të mbahet mbledhje e përbashkët mes Qeverisë së RMV-së dhe Kosovës

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës nesër në Shkup do të mbajnë mbledhje të përbashkët, në të cilën do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume me të cilat do të thellohet dhe përforcohet bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve. Marrëveshjet janë nga sfera e infrastrukturës, diaspora, energjetika, ekonomia, turizmi, siguria, inovacionet dhe zhvillimi teknologjik dhe sfera të tjera, informuan nga Qeveria, e cila në mbledhjen e djeshme e përcaktoi pakon e marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim me Republikën e Kosovës, të cilat janë paraparë të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *